Bota

“Ndalesa” e fundit në turin europian, Presidenti Biden mbërrinë në Helsinki

Avioni presidencial Air Force One, i ardhur nga Vilnius ku u mbajt samiti i NATO-s, u ul rreth orës 22:00 (me orën lokale) në Aeroportin Ndërkombëtar të Helsinkit. 

12 Korrik 2023, 22:39 Nga I.A
“Ndalesa” e fundit në turin europian, Presidenti Biden
Joe Biden

FINLANDË- Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti në Finlandë sonte për një vizitë 24-orëshe në vendin fqinj me Rusinë dhe që iu bashkua NATO-s në prill. Avioni presidencial Air Force One, i ardhur nga Vilnius ku u mbajt samiti i NATO-s, u ul rreth orës 22:00 (me orën lokale) në Aeroportin Ndërkombëtar të Helsinkit. 

Biden do të takohet nesër me presidentin finlandez Sauli Niinisto dhe liderë të vendeve të tjera nordike. Diskutimet e tyre do të përqendrohen në bashkëpunimin midis vendeve nordike dhe SHBA-së për sigurinë, mjedisin dhe teknologjinë. Kjo vizitë është “ndalesa” e fundit në turin europian të Bidenit. 

Pas kthimit në Uashington, ai do të presë më 27 korrik kryeministren italiane Giorgia Meloni, me të cilën do të diskutojë për luftën në Ukrainë, zhvillimet në Afrikën e Veriut dhe koordinimin më të ngushtë mes vendeve të tyre për çështjet që lidhen me Kinën.

joe biden sauli niinisto

Sondazh

Poll

Bota 12 Korrik 2023, 22:30 k.m.

Ambasadori i Kinës viziton Pentagonin

Foto ilustruese SHBA- Sot, ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati një takim të rrallë me zyrtarin m&...