12 Korrik 2023, 20:12
Nga I.A
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Parlamenti i vendit të tij nuk do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO së paku deri në tetor. Duke folur për gazetarët në Vilnius, pas samitit të NATO-s, Erdogan tha se Parlamenti i Turqisë është në pushim për dy muaj dhe më pas “ka shumë propozime [të tjera] legjislative për të diskutuar”.
Turqia u pajtua që Suedia t’i bashkohej aleancës ushtarake në fillim të kësaj jave.
Ajo kundërshtoi me muaj, duke pretenduar se Suedia strehon anëtarë të grupeve militante, që Ankaraja i konsideron terroriste.
Për të hyrë në NATO një vend, kandidatura e tij duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare.
Hungaria ka shtyrë, po ashtu, ratifikimin e kandidaturës suedeze deri në vjeshtë.
Suedia, ashtu sikurse edhe Finlanda, braktisi politikën shumëvjeçare të neutralitetit ushtarak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Finlanda u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s në muajin prill. Organizata më e madhe ushtarake në botë numëron 31 vende anëtare, në mesin e të cilave tri janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Marrë nga REL
recep tayyip erdogan
Bota
12 Korrik 2023, 20:01
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace i ka kthyer sot përgjigje Ukrainës që kërkon gjithmonë...
Bota
12 Korrik 2023, 19:48
k.m.
Kyriakos Mistotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan
LITUANI- Një kapitull i ri duket se do të hapet në marrëdhëniet greko-turke, pas taki...
Bota
12 Korrik 2023, 19:42
k.m.
Wanger
RUSI- Grupi mercenar Wagner ka dorëzuar armatimet. Lajmin e dha sot Ministria ruse e Mbrojtjes, më shumë se dy javë pas rebelim...
Bota
12 Korrik 2023, 19:34
k.m.
Fredi Beleri
BRUKSEL- Parlamenti Europian miratoi një rezolutë që përmban një amendament për lirimin e Fredi Belerit, i...
Bota
12 Korrik 2023, 19:31
k.m.
Hugh Edwards
BRITANI E MADHE- Bashkëshortja e prezantuesit të BBC-së, Hugh Edwards, ka treguar gjithçka. Edwards dyshohet se ka...
Bota
12 Korrik 2023, 18:54
a.l
Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiç
KOSOVË- Është publikuar edhe pjesë e tretë e audio-përgjimit të ...
Bota
12 Korrik 2023, 18:31
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Një ditë më parë ra dakord me planin e BE-së për të ulur tensionet në Veri, kryeministri ...
Bota
12 Korrik 2023, 18:27
a.l
Ivica Daçiç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka zhvilluar sot një takim me ...
Bota
12 Korrik 2023, 17:54
a.l
Josep Borrell dhe Albin Kurti
KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur zotimin e Kosovës ...
Bota
12 Korrik 2023, 17:43
a.l
Spikeri
AUSTRI- Një ngjarje sa e pazakontë po aq edhe qesharake ka ndodhur gjatë transmetimi live të një edicioni lajmesh në...