Bota

Nuk duroi dot vapën/ Spikeri ndërpret LIVE edicionin e lajmeve, merr shishen e ujit dhe e zbraz në kokë

Vala e të nxehtit ka goditur gjithashtu Evropën Jugore. Cilësia e ajrit është e dobët, veçanërisht në Spanjë. Në Itali temperaturat janë regjistruar rreth 40 gradë. 

12 Korrik 2023, 17:43 Nga a.l
Nuk duroi dot vapën/ Spikeri ndërpret LIVE edicionin e lajmeve, merr
Spikeri

AUSTRI- Një ngjarje sa e pazakontë po aq edhe qesharake ka ndodhur gjatë transmetimi live të një edicioni lajmesh në Austri, kur spikeri Armin Wolf nuk ka duruar dot të nxehtin dhe ka derdhur një shishe uji në kokë, shkruajnë mediat e huaja. 

Vala e të nxehtit ka goditur gjithashtu Evropën Jugore. Cilësia e ajrit është e dobët, veçanërisht në Spanjë. Në Itali temperaturat janë regjistruar rreth 40 gradë. 

Këto temperatura mund të rriten më tej. Në Sardenjë dhe Siçili, temperatura mund të arrijë edhe 48 gradë, afër rekordit prej 48.8 gradë të regjistruar në vitin 2021. 

Franca paralajmëron gjithashtu. Rhône dhe 21 departamente të tjera janë në alarm portokalli për valën e të nxehtit dhe stuhitë. Mërkuri u rrit në 39°C në Lyon. 

temperatura te larta

Sondazh

Poll