Bota

Bëri hapin e parë drejt uljes së tensioneve në Veri/ Borrell reagon pas vendimit të Kurtit: Presim që Kosova të marrë hapa të mëtejshëm

Në një postim në Twitter, Borrell tha se pret që Kosova të marrë dhe hapat e tjerë, ndërsa shtoi se puna në dialogun e lehtësuar nga Unioni do të vazhdojë. 

12 Korrik 2023, 17:54 Nga a.l
Bëri hapin e parë drejt uljes së tensioneve në Veri/ Borrell
Josep Borrell dhe Albin Kurti

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur zotimin e Kosovës për ndërmarrjen e hapave të parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit. Në një postim në Twitter, Borrell tha se pret që Kosova të marrë dhe hapat e tjerë, ndërsa shtoi se puna në dialogun e lehtësuar nga Unioni do të vazhdojë. 

“E mirëpres zotimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell. 

Kosova ka bërë një hap pas dhe ka rënë dakord me kushtet e BE-së për situatën në veri. Qeveria do të zvogëlojë praninë policore në veri dhe do mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën. Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”. Ky vendim, u mor pas takimit joformal që u mbajt në Bratislavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

tensione në veri të kosovës albin kurti josep borrell

Sondazh

Poll