Bota

Ra dakord për uljen e numrit të policëve rreth komunave dhe zgjedhjet e reja/ Kurti e SAKTËSON: Nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve aktual

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se nuk mund të imponojë garimin në zgjedhje të Listës Serbe.

12 Korrik 2023, 18:31 Nga a.l
Ra dakord për uljen e numrit të policëve rreth komunave dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Një ditë më parë ra dakord me planin e BE-së për të ulur tensionet në Veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili mbështeti opsionin e zgjedhjeve të reja, thekson se nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve në 4 komunat në veri te vendit.Për organizimin e tyre, ai shtoi se duhet të ndiqen procedurat që parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se nuk mund të imponojë garimin në zgjedhje të Listës Serbe.

Kurti foli edhe për marrëveshjen për shtensionim, ku tha se pas dy javëve të qeta në veri, janë dakorduar për zvogëlim të pranisë së policisë.

“Në dy javët e fundit, nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente. Duke pasur parasysh që në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente në dy javët që shkuan, ne kemi thënë që është e dobishme të bëjmë një zvogëlim, një reduktim për 25 për qind të pranisë së Policisë në ndërtesa dhe në rrethinat e tyre, si gjest i vullnetit të mirë nga ana e Kosovës. Në anën tjetër, ju e dini që ka pasur arrestime si asnjëherë më parë në veri të Kosovës, kundër ekstremistëve të dhunshëm, kundër grupeve kriminale ilegale dhe sundimi i ligjit vazhdon edhe më tej. Nuk është diçka që përfundon”, deklaroi Kurti. 

Ai gjithashtu theksoi se marrëveshja nuk përcakton largimin e njësiteve policore, sepse këtë e bën Policia e Kosovës. Po ashtu, shtoi se nuk do të ketë dorëheqje të katër kryetarëve.

“Dorëheqja është një akt individual moral, pra nuk e thotë dikush në vend të dikujt tjetër. Kur e thotë dikush në vend të dikujt tjetër, mund të jetë shkarkim. Por dorëheqja është dorëheqje e dikujt të veçantë, të cilën duhet ta pyesni. Nuk do të ketë dorëheqje, por do të ketë neni 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, shtoi ai.

Kosova ka bërë një hap pas dhe ka rënë dakord me kushtet e BE-së për situatën në veri. Qeveria do të zvogëlojë praninë policore në veri dhe do mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën. Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”. Ky vendim, u mor pas takimit joformal që u mbajt në Bratislavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.  

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll