Bota

Vala e të nxehtit 'godet' Evropën, temperaturat pritet të shkojnë 48 gradë

Në Madrid, banorët tashmë po përjetojnë valën e dytë të të nxehtit të verës me 40 gradë të regjistruar. Autoritetet kanë vendosur 30 provinca në kodin portokalli për temperatura ekstreme.

12 Korrik 2023, 17:27 Nga a.l
Vala e të nxehtit 'godet' Evropën, temperaturat pritet
Foto ilustruese

Vala e të nxehtit godet Evropën Jugore. Cilësia e ajrit është e dobët, veçanërisht në Spanjë. Në Itali temperaturat janë regjistruar rreth 40 gradë. 

Këto temperatura mund të rriten më tej. Në Sardenjë dhe Siçili, temperatura mund të arrijë edhe 48 gradë, afër rekordit prej 48.8 gradë të regjistruar në vitin 2021, shkruajnë mediat e huaja. 

Në Madrid, banorët tashmë po përjetojnë valën e dytë të të nxehtit të verës me 40 gradë të regjistruar. Autoritetet kanë vendosur 30 provinca në kodin portokalli për temperatura ekstreme. Në Kordoba, termometri tregoi 45 gradë të martën. “Është shumë, shumë nxehtë. Fatmirësisht kemi pak hije. Është shumë vapë për të ecur, vetëm pesë minuta dhe duhet të ndalojmë”, thotë një banore.

Përveç kësaj, ajri i ngrohtë nga jugu bart një re rëre nga Sahara. Grimcat e imëta mund të përkeqësojnë problemet e frymëmarrjes. “Është një kërcënim serioz për shëndetin”, paralajmëroi Organizata Botërore Meteorologjike.

Franca paralajmëron gjithashtu. Rhône dhe 21 departamente të tjera janë në alarm portokalli për valën e të nxehtit dhe stuhitë. Mërkuri u rrit në 39°C në Lyon. 

temperatura te larta

Sondazh

Poll