Bota

Çfarë po ndodh në Meksikë? Prokuroria në Jalisco sulmohet me eksploziv, vriten 3 oficerë policie, plagosen 10 të tjerë

Pak pas ngjarjes autoritetet kanë gjetur një automjet të djegur me pesë persona brenda në Tlajomulco de Zuniga, një periferi e qytetit të Guadalajara. 

12 Korrik 2023, 12:59 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Meksikë? Prokuroria në Jalisco
Meksikë

MEKSIKË- Prokuroria në Meksikëështë sulmuar me eksplozivë duke lënë të vrarë 3 oficerë policie dhe të plagosur 10 persona të tjerë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur ditën e martë në Jalisco,  pak pas orës 20:00. 

“Kjo është një ngjarje e paprecedentë që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë këto grupe të krimit të organizuar. Ky sulm përfaqëson gjithashtu një sfidë kundër shtetit meksikan në tërësi”, tha guvernatori.  

Pak pas ngjarjes autoritetet kanë gjetur një automjet të djegur me pesë persona brenda në Tlajomulco de Zuniga, një periferi e qytetit të Guadalajara. 

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve.  

Shteti perëndimor është baza e operacioneve të kartelit Jalisco New Generation, një nga grupet më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë. 

meksike

Sondazh

Poll