Bota

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Japonisë

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 1,000 km (621 milje) përpara se të përplasej në ujë.

12 Korrik 2023, 12:39 Nga a.l
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Japonisë
Foto ilustruese

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike në brigjet e saj lindore drejt Japonisë. Lajmi u konfirmua nga shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut. 

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 1,000 km (621 milje) përpara se të përplasej në ujë. Sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë tha se raketa u rrëzua rreth 250 km në perëndim të ishullit Okushiri në prefekturën më veriore të Japonisë Hokkaido, pas një fluturimi që zgjati 74 minuta që arriti një lartësi prej më shumë se 6,000 km, shkruan The Guardian.

Kjo ndodhi teksa gjenerali më i lartë amerikan u takua me homologët e tij koreano-jugor dhe japonezë për një takim të rrallë trepalësh në Hawaii. Koloneli Dave Butler, një zëdhënës i gjeneralit Mark Milley, tha se lëshimi i Koresë së Veriut ndodhi në përfundim të takimit, i cili ishte planifikuar prej kohësh. 

koreja e veriut

Sondazh

Poll