Bota

Zelenskyy e pranon: Është 'e kuptueshme' Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s ndërsa është në luftë

Ai shton se Ukraina e kupton se aleatët po ndihmojnë Kievin me armë dhe se sinjalet rreth anëtarësimit në NATO të përmendura në takimet dypalëshe në samit janë "të rëndësishme".  

12 Korrik 2023, 12:30 Nga a.l
Zelenskyy e pranon: Është 'e kuptueshme' Ukraina nuk mund
Volodymyr Zelenskyy

LITUANI-  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy gjatë samtiti në Vilnius pranoi se vendi i tij nuk mund të bëhet pjesë e aleancës së NATO-s, ndërkohë që lufta vazhdon, shkruan Sky News. 

"Ne e kuptojmë qartë se partnerët po na ndihmojnë me anëtarët dhe ky është një moment mbijetese.. dhe ne e kuptojmë se disa kanë frikë të flasin për anëtarësimin tonë tani sepse askush nuk është i gatshëm të ketë një luftë botërore që është logjike”, tha ai. 

Ai shton se Ukraina e kupton se aleatët po ndihmojnë Kievin me armë dhe se sinjalet rreth anëtarësimit në NATO të përmendura në takimet dypalëshe në samit janë "të rëndësishme".  

samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll