Bota

U fshehën për 2 javë nën pjesën e një anijeje, shpëtohen 4 emigrantë në Brazil

Kjo pjesë e veçantë e anijes është shpesh nën ujë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për të udhëtuar në këtë mënyrë për dy javë në Atlantik.

12 Korrik 2023, 12:42 Nga a.l
U fshehën për 2 javë nën pjesën e një anijeje,
Emigrantët e strehuar në anije

BRAZIL-  Katër persona u shpëtuan pranë Brazilit, pasi u zbulua se ishin kontrabanduar në një anije mallrash që nisej nga Nigeria dhe kaluan 13 ditë në det të fshehur në një zgavër midis bykut dhe timonit.

"Katër migrantë të parregullt ishin në një ndarje në krye të anijes së ngarkesave", tha policia federale në një njoftim për shtyp në lidhje me operacionin e shpëtimit të kryer të hënën pranë bregut të shtetit të Espiritu Santo (juglindje). 

Kjo pjesë e veçantë e anijes është shpesh nën ujë dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për të udhëtuar në këtë mënyrë për dy javë në Atlantik, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ata u lokalizuan nga anëtarët e ekuipazhit të anijes me flamur Liberian, e cila "u nis nga Lagos më 27 qershor", thuhet në deklaratë.

Një incident i ngjashëm u regjistrua në nëntor 2022, kur tre migrantë të parregullt nga Lagos mbërritën në Ishujt Kanarie (Spanjë) pas një udhëtimi 11-ditor të fshehur në krye të një anijeje mallrash. 

brazil

Sondazh

Poll