Bota

Moti i keq 'gjunjëzon' veriun e Indisë, shkon në 41 numri i viktimave, evakuuohen 2000 të tjerë

Sukhu tha se gjashtë helikopterë janë futur në punë dhe deri më tani mbi 2,000 njerëz janë evakuuar.

12 Korrik 2023, 12:34 Nga a.l
Moti i keq 'gjunjëzon' veriun e Indisë, shkon në 41
Përmbytje në Indi

INDI-  Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Indinë veriore kanë shkaktuar deri tani 41 viktima.

Sipas CNN, 31 persona kanë vdekur në Himachal Pradesh, ndërsa 10 të tjerë kanë vdekur në Punjab fqinj. Lajmi u bë i ditur nga ministri i të ardhurave Brahm Shankar Jimpa për agjencinë indiane të lajmeve ANI.

Sukhu tha se gjashtë helikopterë janë futur në punë dhe deri më tani mbi 2,000 njerëz janë evakuuar. Shira të mëtejshme parashikohen në Himachal Pradesh dhe Punjab, megjithëse Departamenti Meteorologjik Indian thotë se pritet të zbutet. 

permbytje ne indi

Sondazh

Poll