Bota

Shtensionimi i situatës në Veri, prani e vogël e protestuesve dhe policëve në komuna

Përreth objektit të Komunës po qëndrojnë një numër i vogël i policëve të Kosovës, ndërsa mbrapa objektit vazhdon të qëndrojë Njësia Speciale e Kosovës.

12 Korrik 2023, 12:00 Nga a.l
Shtensionimi i situatës në Veri, prani e vogël e protestuesve dhe
Policia e Kosovës

KOSOVË-  Një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka treguar publikisht gatishmërinë për të kontribuar në shtensionimin e situatës në veri, që përfshin edhe zvogëlimin e menjëhershëm në masën e 25 për qind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale, në Zubin Potok paraqitet situatë e qetë.

Përreth objektit të Komunës po qëndrojnë një numër i vogël i policëve të Kosovës, ndërsa mbrapa objektit vazhdon të qëndrojë Njësia Speciale e Kosovës.

Numër i vogël i protestuesve serbë janë mbledhur edhe të mërkurën para Komunës. Kujtojmë se veprimet për të cilat është dakorduar Qeveria me qëllim shtensionimin e situatës, pritet të finalizohen brenda një periudhe dyjavore. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll