Bota

Kurti mbledh Qeverinë/ DETAJE për marrëveshjen: Nuk do të bëjmë asnjë hap që do të sjellë përshkallëzim të situatës në Veri

Kurti ritheksoi se policët do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna pasi situata në Veri prej dy javësh paraqitet e qetë.

12 Korrik 2023, 11:23 Nga a.l
Kurti mbledh Qeverinë/ DETAJE për marrëveshjen: Nuk do të
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi dakordësimin e kërkesave të BE-së për të ulur tensionet në Veri. Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti ka theksuar se Kosova ka rënë dakord që të mos ndërmarrë asnjë hap që do të cënonte situatën në veri. 

“E para, Qeveria e Kosovës e shpallë publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të de-eskalimit të situatës dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund ta eskalojnë siutatën në veri të vendit tonë. Kjo gjë nënkupton edhe reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre”, tha ai.

Kurti ritheksoi se policët do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna pasi situata në Veri prej dy javësh paraqitet e qetë. Kreu i qeverisë së Kosovës përmendi edhe pikat tjera të marrëveshjes, ndër të cilat atë për vlerësime të përbashkëta me EULEX-in dhe KFOR-in për mundësinë e zgovëlimit të mëtejshëm të pranisë policore në veri. 

“Kjo ishte kërkesë e jona që nga fillimi”, tha Kurti.  Ai përmendi edhe deklaratën që duhet të bëjë Qeveria për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri pas stinës së verës.

Në bazë të një marrëveshjeje të arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, situata në Veri të vendit parashikohet të shtensionohet brenda dy javësh. 

tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll