Bota

Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë që përballemi të gjithë është nga qeveria në Moskë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, tha se fërkimet dhe mosmarrëveshjet që janë të shumta, duhet të vihen nën kontroll së afërmi që të gjithë të përqendrohemi në fundin e luftës.

12 Korrik 2023, 09:39 Nga DOSJA
Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i
John Bolton

TIRANE- Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në "Euronews Albania", ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë. Po kështu shtoi se fërkimet dhe mosmarrëveshjet që janë të shumta, duhet të vihen nën kontroll së afërmi që të gjithë të përqendrohemi në fundin e luftës.

“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësinë për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit. 

Jam i sigurtë që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Evropës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin evropian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë. 

Së paku, duhet të kemi parasysh që kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë, fërkimet dhe mosmarrëveshjet që kemi, që janë të shumta, duhet të vihen nën kontroll së afërmi që të gjithë të përqëndrohemi në një fund të kënaqshëm të luftës në Ukrainë”, tha ai.

Sondazh

Poll