Bota

Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë, palët ti përmbahen udhërrëfyesit

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, von der Leyen theksoi se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

12 Korrik 2023, 09:55 Nga DOSJA
Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për të
Ursula von der Leyen

LITUANI- Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në një deklaratë për mediat serbe ka thënë se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për de-përshkallëzimin e situatës në Kosovë, një udhërrëfyes në të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti. Ajo apeloi ndaj dy palëve që ti përmbahen udhërrëfyesit, pasi sipas saj, është thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore.

"Unë u bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t'i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore", tha presidentja e KE kur u pyet se si do ta komentonte situatën në veri të Kosovës dhe nëse BE-ja do të angazhohet më fuqishëm dhe do të ndikojë që kryeministri Albin Kurti, të pranojë planin e BE-së për deeskalimin e situatës dhe tërheqjen e njësive speciale.

Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, von der Leyen theksoi se është e qartë se Beogradi dhe Prishtina duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

Sondazh

Poll