Aktualitet

I dënuar 22 vite për VRASJE, arrestohet shqiptari në Britani, pritet ekstradimi i 48-vjeçarit (EMRI)

Shqiptari, sipas dokumenteve paraqitur gjykatës së ekstradimeve në Londër është i dënuar për vrasje në mungesë me 22 vite burg në Fier. 

12 Korrik 2023, 11:18 Nga A.B
I dënuar 22 vite për VRASJE, arrestohet shqiptari në Britani,
Policia

BRITANI E MADHE- Arrestohet në Angli Artur Reshlani, shqiptari i shpallur në kërkim prej vitesh nga drejtësia shqiptare. 'Top channel', raporton se arrestimi i 48-vjeçarit u bë nga Zyra e Interpol Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në koordinim me skuadrën e ekstradimeve në NCA prangosën Artur Reshlanin.

Shqiptari, sipas dokumenteve paraqitur gjykatës së ekstradimeve në Londër është i dënuar për vrasje në mungesë me 22 vite burg në Fier. 

Gjykatës së ekstradimeve iu tha se ndaj Artur Reshlanit është lëshuar një urdhër arresti nga Shqipëria për veprën penale të “Vrasjes dhe armëmbajtje pa leje”. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm kërkesën e arrestit të Shqipërisë ndaj tij dhe i la kohë shtetasit shqiptar, kërkues i ekstradimit, 45 ditë për sjelljen e dokumentacionit.

Artur Reshlani u la me arrest në burg në pritje të vijimit të procedurave të ekstradimit./Dosja.al

artur reshlanit

Sondazh

Poll