Aktualitet

Kreu veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë 'arrest me burg'.

12 Korrik 2023, 10:52 Nga A.B
Kreu veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses
Policia

DURRËS- Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij. Forcat blu bëjnë të ditur se personi me inicialet G.B, banues në Sektor Rinia, është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm në Durrës. 

NJOFTIMI I POLICISË: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. B., 38 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" , për veprën penale "Vepra të turpshme". 38-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme, ndaj vajzës së bashkëjetueses së tij.

durres

Sondazh

Poll