Aktualitet

Aksident me 4 të plagosur në Burrel, policia arreston 26-vjeçarin

Burimet paraprake bëjnë me dije se 26-vjeçari, duke drejtuar makinën është përplasur me një automjet tjetër, dhe për pasojë katër persona janë plagosur.

12 Korrik 2023, 11:00 Nga DOSJA
Aksident me 4 të plagosur në Burrel, policia arreston
foto ilustruese

BURREL- Një person është vënë në pranga në Burrel, pasi ka aksidentuar një makinë ku për pasojë janë lënduar katër persona. 

Burimet paraprake bëjnë me dije se 26-vjeçari, duke drejtuar makinën është përplasur me një automjet tjetër, dhe për pasojë katër persona janë plagosur.

Grupi hetimor po kryen verifikimet, ndërsa i riu pritet të merret në pyetje për aksidentin rrugor. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, në lidhje me këtë aksident.

Sondazh

Poll