Aktualitet

Kërkon lirinë! Caktohet gjyqtarja e çështjes dhe data e seancës në Apel për Vangjush Dakon

Vangjush Dako u arrestua më 6 Qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

12 Korrik 2023, 09:43 Nga A.B
Kërkon lirinë! Caktohet gjyqtarja e çështjes dhe data e
Vangjush Dako

TIRANË-Më 18 korrik, në orën 10:00, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako do dalë përballë Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Seanca në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Dako u arrestua më 6 Qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshi me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Bashkë me Dakon u lëshuar 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia./Dosja.al

vangjush dako daniela shirka

Sondazh

Poll