Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari godet gruan me sende të forta, përfundon në spital

Si pasojë, 47-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. 

11 Korrik 2023, 22:33 Nga I.A

E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari godet gruan me sende

TIRANË- Një 43-vjeçar ka goditur gruan e tij mbrëmjen e sotme me sende të forta. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "4 Dëshmorët", ndërkohë që shkaqet që kanë çuar në këtë veprim nuk dihen. Si pasojë, 47-vjeçarja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.07.2023, në rrugën "4 Dëshmorët", shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar. Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes

Sondazh

Poll