Aktualitet

Grabiti mjete të ndryshme pune në disa biznese në Kamzë, arrestohet 31-vjeçari

Policia bën të ditur se personi me inicialet Y.M, dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë.

12 Korrik 2023, 09:01 Nga A.B
Grabiti mjete të ndryshme pune në disa biznese në Kamzë,
Policia

TIRANË- Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet si autor i grabitjes së disa mjeteve të ndryshme në zonën e Kamëz. Policia bën të ditur se personi me inicialet Y.M, dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar "Night", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi mjete të ndryshme pune, në disa biznese në Kamzë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen disa nga mjetet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore se një shtetas, në mënyrë të përsëritur, vidhte mjete pune, në Kamëz, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Night".

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi Y. M., 31 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë. Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll