Politike

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Mbështes thirrjen e Presidentes së KE, ti përmbahen marrëveshjeve të dakorduara

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se mbështet thirrjen e Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi.

12 Korrik 2023, 10:43 Nga m.s
Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Mbështes thirrjen e Presidentes së
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se mbështet thirrjen e Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi. Meta vë në dukje se është me mjaft rëndësi që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës, dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, t'i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

Reagimi i plotë

E mbështes thirrjen e sinqertë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Është shumë e rëndësishme që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, t'i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

ilir meta

Sondazh

Poll