Politike

FOTOT- Rama në Samitin e NATO-s, kësaj here s'ka puthje, por një përqafim. Takim edhe me Blinken e Macron

Nga qëndrimi i tij janë shkrepur disa foto, ku duket edhe njëherë shumë i afërt me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Kësaj herë mes tyre nuk ka puthje, por një përqafim të ngrohtë.

11 Korrik 2023, 21:34 Nga k.m.
FOTOT- Rama në Samitin e NATO-s, kësaj here s'ka puthje, por
Edi Rama dhe Antony Blinken

LITUANI- Kryeministri Edi Rama, në Vilnius të Lituanisë, vendtakim që po e shfrytëzon për të takuar sa më shumë homologë të tij. Nga qëndrimi i tij janë shkrepur disa foto, ku duket edhe njëherë shumë i afërt me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Kësaj herë mes tyre nuk ka puthje, por një përqafim të ngrohtë.

Po ashtu, një përqafim shkëmbeu edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron. Edhe pse raportohet e vështirë, me buzëqeshje nisi edhe takimi me homologun grek, Kyriakos Mistotakis për të cilin diskutoi lidhur me çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. E në kuadër të takimeve, duket se kreu i qeverisë shqiptare nuk la pa përshëndetur edhe sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

edi rama antony blinken vilnius samiti i natos ne slloveni

Sondazh

Poll