Politike

PYETJET...disa pa përgjigje! Çfarë u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Të pranishëm në mbledhje ishin, deputetë nga opozita dhe mazhoranca, kreu i SPAK Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Millonai, përfaqësues nga Byroja Kombëtare e Hetimit, si dhe avokatët e Arben Ahmetajt, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Kjo pasi ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që vendndodhja e tij është mister në këto momente. 

11 Korrik 2023, 21:10 Nga I.A
PYETJET...disa pa përgjigje! Çfarë u diskutua sot në
Këshilli i Mandateve

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend ka zgjatur ditën e sotme rreth 4 orë. Të shumta ishin diskutimet në lidhje nëse ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj duhet t'i hiqet imuniteti i deputetit apo jo. Së bashku me diskutimet, mbledhja u shoqërua dhe me debate të shumta në lidhje nëse mbledhja duhet që të mbahej me dyer të hapura apo me dyer të mbyllura.

Të pranishëm në mbledhje ishin, deputetë nga opozita dhe mazhoranca, kreu i SPAK Altin Dumani, prokurorja Enkeleda Millonai, përfaqësues nga Byroja Kombëtare e Hetimit, si dhe avokatët e Arben Ahmetajt, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Kjo pasi ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që vendndodhja e tij është mister në këto momente. 

Gjatë mbledhjes 4-orarëshe, të shumta ishin dhe pyetjet që u drejtuan nga opozita, kreut të SPAK, Dumanit. Por jo të gjitha ato morën përgjigje. Deputeti demokrat Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes në një deklaratë për mediat njoftoi se deputetët e mazhorancës bën vetëm dy pyetje, të cilat ishin:

1. A plotësohen kushtet për arrestimin e Ahmetaj ?

Përgjigja: Nuk dihet.

2. A kanë presion nga qeveria?

Përgjigja: Nuk dihet.

Ndërkohë që vetë deputeti Bardhi ka bërë disa pyetje, të cilat janë lënë pa përgjigje nga kreu i SPAK Altin Dumani. Bardhi ka pyetur nëse po hetohen kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për aferën e inceneratorëve si dhe nëse ka persona VIP-a të tjerë të përfshirë në çështje.  

Por për këto pyetje dhe disa të tjera Dumani bashkë me përfaqësuesit e SPAK kanë refuzuar tu përgjigjen, duke u justifikuar se nuk mund të publikojnë të dhëna për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.

Pyetjet e Bardhit:

1. Vila ne Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?

Përgjigja: Nuk dihet.

2.Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?

Përgjigja: Nuk dihet.

3. A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?

Përgjigja: Sekret hetimor.

4. A ka fuqi Arben Ahmetaj ti bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?

Përgjigja: Sekret hetimor.

5. A ka VIP të tjerë dosja?

Përgjigja: Sekret hetimor.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) dorëzoi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit. Arben Ahmetaj akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”./Dosja.al

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak altin dumani gazment bardhi

Sondazh

Poll