Politike

Bardhi konferencë për mediat, avokatët e Ahmetajt 'shfytëzojnë' rastin, largohen pa u vënë re

 Ata zgjodhën që të largoheshin nga ndërtesa në këmbë, ndërkohë që nuk dhanë asnjë deklaratë për media. 

11 Korrik 2023, 20:19 Nga I.A
Bardhi konferencë për mediat, avokatët e Ahmetajt
Avokatet

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputeti demokrat Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat. Teksa Bardhi fliste, avokatët e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj janë larguar nga ndërtesa e Kuvendit pa u vënë re. Ata zgjodhën që të largoheshin nga ndërtesa në këmbë, ndërkohë që nuk dhanë asnjë deklaratë për media. 

Ishte kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit, por edhe për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Vetë Ahmetaj nuk mori pjesë në mbledhje, por përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll