Politike

ME VIDEO- Liderët ftohen të ulen në tryezën e samitit të NATO-s, Ramës 'i tërhiqet vëmendja': Nëse do gjejë vendin....

Sot po mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë

12 Korrik 2023, 10:43 Nga A.B
ME VIDEO- Liderët ftohen të ulen në tryezën e samitit
Edi Rama dhe lideret e tjere

LITUANI- Ditën e sotme po mbahet samiti i NATO-s në Lituani, aty ku pjesmarrës janë liderë të shteteve anëtare të NATO-s. Mëngjesin e sotëm liderët u bënë bashkë në tryezën e përbashkët. Mirëpo, duket se në një moment sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tërhoqi vëmendjen kryeministrit Edi Rama.

Mesa duket ky i fundit nuk po gjente vendin e tij në tryezë, e Stoltenberg ia vuri re publikisht. 

“Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë. Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë.

Sot po mbahet dita e dytë e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë./Dosja.al

edi rama samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll