11 Korrik 2023, 22:24
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve ditën e sotme për të diskutuar heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj ka zgjatur 4 orë. Mbledhja përfundoi ditën e sotme, pa asnjë vendim, ndërkohë që do të vazhdojë ditën e nesërme sërish. Mbledhja ka mbizotëruar nga debatet dhe diskutimet e shumta, ndërsa disa pyete që iu janë bërë përfaqësuesve të SPAK-ut në mbledhje, kanë mbetur jetime.
Vetë deputeti demokrat Gazment Bardhi ka bërë disa pyetje, të cilat janë lënë pa përgjigje nga kreu i SPAK Altin Dumani. Bardhi ka pyetur nëse po hetohen kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për aferën e inceneratorëve si dhe nëse ka persona VIP-a të tjerë të përfshirë në çështje. Por për këto pyetje dhe disa të tjera Dumani bashkë me përfaqësuesit e SPAK kanë refuzuar tu përgjigjen, duke u justifikuar se nuk mund të publikojnë të dhëna për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
Pyetjet e Bardhit:
1. Vila ne Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?
2.Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?
3. A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?
4. A ka fuqi Arben Ahmetaj ti bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?
5. A ka VIP të tjerë dosja?
Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit në Shqipëri (SPAK) dorëzoi një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit të Financave dhe deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik dhe nënshkrimin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. SPAK thekson se kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit. Arben Ahmetaj akuzohet për “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”./Dosja.al
gazment bardhi altin dumani arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak
Politike
11 Korrik 2023, 22:13
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Detaje kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura në lidhje me heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeminis...
Politike
11 Korrik 2023, 21:50
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.&...
Politike
11 Korrik 2023, 21:34
k.m.
Edi Rama dhe Antony Blinken
LITUANI- Kryeministri Edi Rama, në Vilnius të Lituanisë, vendtakim që po e shfrytëzon për të...
Politike
11 Korrik 2023, 21:10
I.A
Këshilli i Mandateve
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend ka zgjatur ditën e sotme rreth 4 orë. T&eu...
Politike
11 Korrik 2023, 21:17
k.m.
Arben Ahmetaj
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, për të cilin Prokuria e Posaçme ka kërkuar nga parlamenti autorizimn ...
Politike
11 Korrik 2023, 20:19
I.A
Avokatet
TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputeti demokrat Gazment Bardhi ka dhën&e...
Politike
11 Korrik 2023, 20:10
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar çështjen e Arben Ahmetaj para mediave, pasi d...
Politike
11 Korrik 2023, 19:47
k.m.
Fotoja e takimit
PRISHTINË- Javën që kaloi, kryeministri Edi Rama nisi dhe përfundoi turin e tij në rajonin e Ballkanit Per&...
Politike
11 Korrik 2023, 19:21
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja do të mbahet sërish nesër në or&...
Politike
11 Korrik 2023, 19:54
I.A
TIRANË- Avokatët e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj kanë kërkuar shtyrjen e mbedhjes për heqjen e imunitetit të deputetit...