Politike

Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes: Duam më shumë kohë për përgatitjen e mbrojtjes

Kjo, pasi sipas tyre kanë nevojë për më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tyre. 

11 Korrik 2023, 19:54 Nga I.A

Avokatët e Ahmetajt kërkojnë shtyrjen e mbledhjes: Duam më

TIRANË- Avokatët e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj kanë kërkuar shtyrjen e mbedhjes për heqjen e imunitetit të deputetit socialist. Gjatë mbledhjes së sotme, ata kanë kërkuar ndërprerjen e saj dhe vazhdimin në një ditë tjetër.

Kjo, pasi sipas tyre kanë nevojë për më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tyre. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan vazhdimin e mbledhjes. 

Ishte kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit, por edhe për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

arben ahmetaj arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll