Politike

2 orë e gjysmë! Vazhdon mbledhja tek Këshilli i Mandateve, Bardhi-SPAK: Po Rama a po hetohet? Dumani 'no comment'

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumanit me disa pyetje, por nuk ka marrë dot asnjë përgjigje.

11 Korrik 2023, 18:30 Nga k.m.
2 orë e gjysmë! Vazhdon mbledhja tek Këshilli i Mandateve,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 2 orë që nga nisja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, por ende nuk është marrë një vendim final lidhur me të ardhmen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas "News24", deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumanit me disa pyetje, por nuk ka marrë dot asnjë përgjigje. Kjo pasi sipas Dumanit, gjithçka është sekret hetimor dhe nuk mund të nxjerrë informacione nga dosja.

PJESË NGA MBLEDHJA: 

Pyetjet e Bardhit: Vila ne Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës se Madhe? Pse është ndarë çëshjta? A është bërë verfikimi i çështjeve që ketë individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?  A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës? A ka fuqi Arben Ahmetaj ti bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës? A po hetohet Edi Rama?

Përgjigjja e Dumanit: Sekret hetimor dhe nuk japim të dhëna.

gazment bardhi altin dumani arben ahmetaj ne spak

Sondazh

Poll