Politike

Rama me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në NATO: Situata në Kosovë është kthyer në përshkallëzim të rrezikshëm

Sipas tij, kjo duhet të ndalet sa më parë dhe palët të kthehen në tryezën e dialogut. 

11 Korrik 2023, 19:02 Nga I.A
Rama me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në NATO: Situata
Rama me senatoret

LITUANI- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s për të biseduar rreth situatës në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se tensionet janë kthyer në një përshkallëzim të rrezikshëm. Sipas tij, kjo duhet të ndalet sa më parë dhe palët të kthehen në tryezën e dialogut. 

Postimi i Plotë:

Vilnius, Lituani - Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit.

edi rama samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll