Politike

Rama takohet me Mitsotakis në Lituani, kryeministri grek ultimatum: Zgjidheni menjëherë çështjen Beleri

Po ashtu Mitsotakis i kujtoi Ramës së, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

11 Korrik 2023, 18:12 Nga I.A
Rama takohet me Mitsotakis në Lituani, kryeministri grek
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

LITUANI- Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek ditën e sotme në Lituani. Protothema shkruan se tema e takimit mes tyre ishte çështja e arrestimit të Fredi Belerit.

Gjatë takimit Mitsotakis theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke nënvizuar se në Shqipëri ka një çështje shteti ligjor. Po ashtu Mitsotakis i kujtoi Ramës së, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri u arrestua në kushtet e flagrancës. Pavarësisht se u arrestua para zgjedhjeve, Beleri qëndroi si kandidat nga burgu dhe me ardhjen e mijëra minoritarëve nga Greqia arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë minimale votash, ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro./Dosja.al

edi rama kyriakos mitsotakis fredi beleri

Sondazh

Poll