Politike

Momenti siklet i Ramës gjatë intervistës në NATO: Si mund të qëndroni në këto karrige? Janë për njerëz të vegjël

Gazetarja e ka pritur këtë koment të Ramës me të qeshur, ndërkohë që shtoi se do ta kenë parasysh sugjerimin për të pasur karrige më të mëdha.

11 Korrik 2023, 18:02 Nga I.A
Momenti siklet i Ramës gjatë intervistës në NATO: Si mund
Edi Rama dhe Rachel Rizzo

LITUANI- Kryeministri Edi Rama ka pasur një moment të sikletshëm gjatë samitit të NATO-së në Lituani. Teksa do të jepte një intervistë, Rama iu kthye gazetares Rachel Rizzo, duke i thënë se karriget ishin të vogla për madhësinë e tij. Gazetarja e ka pritur këtë koment të Ramës me të qeshur, ndërkohë që shtoi se do ta kenë parasysh sugjerimin për të pasur karrige më të mëdha.

Rama: Ju prisni njerëz të vegjël në këto karrige.

Rachel Rizzo: Duhet t’i kishim ndryshuar keni të drejtë. Do ta kemi në mendje për herë të tjetër.

Rama: Rishi Sunak.

Rachel Rizzo: Mënyra më e mirë për të filluar.

Rama: Si mund të qëndroni këtu, si në plazh.

edi rama rachel rizzo samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll