Politike

Rama tregon popullaritetin e Putin në Shqipëri: Shkon deri në 1.2%

Në një bisedë gjatë samitit të NATO-së në Lituani, Rama ka deklaruar se shqiptarët e kanë mësuar vlerën e lirisë dhe demokracisë.

11 Korrik 2023, 17:35 Nga I.A

 

Rama tregon popullaritetin e Putin në Shqipëri: Shkon deri në
Edi Rama

LITUANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se popullariteti i Presidentit rus Vladimir Putin në Shqipëri varion nga 0.7 deri në 1.2%. Në një bisedë gjatë samitit të NATO-së në Lituani, Rama ka deklaruar se shqiptarët e kanë mësuar vlerën e lirisë dhe demokracisë. Për këtë Rama tha se ka shërbyer regjimi diktatorial që kemi qënë.

“Për ne vjen natyrshëm, sepse ne e kemi mësuar vlerën e lirisë dhe demokracisë gjatë gjithë jetës së shtetit tonë. Ne kemi qenë të deprimuar nga të drejtat me metodat më brutale të para ndonjëherë brenda perandorisë komuniste. Shqipëria është një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit shkon nga 0.7-1.2%. Pra, ne nuk kemi asgjë tjetër përveç një mirëkuptimi të plotë dhe një mbështetje të plotë nga i gjithë opinioni publik në Shqipëri. Pyetja e madhe që shtrohet, është sesi demokracitë mund t’i bëjnë ballë një diktatori, ose një regjimi diktatorial në një konflikt, sepse demokracitë duhet të luftojnë dhe të njëjtën kohë, duhet të dëgjojnë njerëzit. Ndërsa, Vladimir Putini nuk ka ndokënd tjetër që të dëgjojë”, tha Rama.

edi rama samiti i natos ne lituani

Sondazh

Poll