SHBA sanksionon ish-ministrin e Brendshëm Vulin, nisin reagimet në Serbi, kërkohet shkarkimi nga posti në "BIA"
Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), subjekt opozitare pro-evropian, deklaroi se kërkon nga kryeministrja Ana Bërnabiç, që në seancën e ardhshme të Qeverisë, ta shkarkojë menjëherë Aleksandar Vulinin nga pozita e drejtorit të BIA-s.
Pasi administrata amerikane e vendosi në listë të zezë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, zyrtarët institucionalë në Serbi nuk kanë pranuar që të komentojnë këtë vendim. Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Vulinin, Qeverinë serbe dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, si dhe disa anëtarë të partisë në pushtet, por ata nuk ishin të qasshëm për koment.
Ndërkaq, një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s.
Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), subjekt opozitare pro-evropian, deklaroi se kërkon nga kryeministrja Ana Bërnabiç, që në seancën e ardhshme të Qeverisë, ta shkarkojë menjëherë Aleksandar Vulinin nga pozita e drejtorit të BIA-s.
“Dihet që Aleksandër Vulin është kërcënim për sigurinë e Serbisë dhe rajonit dhe ishte vetëm çështje kohe që akuza të tilla të bëheshin. Fakti që një person i pakualifikuar si Vulini është në krye të BIA-s është gisht në sy për krejt botën dhe të gjithë qytetarët e Serbisë. Ai duhet të shkarkohet menjëherë,”- tha përmes një deklarate Pavle Gërboviç, deputet i PSG-së.
Ai shtoi se fakti që drejtori i BIA-s është nën sanksione do të thotë se “Serbia është e kompromentuar sepse një person i tillë, që mban në pozitë të tillë, paraqet kërcënim direkt për sigurinë dhe është problem për të gjithë qytetarët”.
“Nuk duhet të lejojmë që i gjithë shteti të futet izolim,”- theksoi ai.
Vulin u sanksionua për pretendime se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të narkotikëve, por edhe për lidhjet e tij me Rusinë.
“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon,”- u tha në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit. Anëtarja e Komitetit të Parlamentit serb për kontroll dhe siguri të shërbimeve, Marinka Tepiq, nga Partia pro-evropiane për Liri dhe Drejtësi shkroi në Twitter se “Vulin është nën sanksione amerikane nën dyshimet për korrupsion dhe trafikim me narkotik. Le të shohim se çfarë mesazhi do të jetë ky për [presidentin e Serbisë] Aleksandër Vuçiçin”, shkroi ajo.
Borko Stefanoviç nga po e njëjta parti tha se për herë të parë në historinë e re serbe, kreu i një agjencie të sigurisë futet në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe përfshirjes në trafikim të drogës.
“Vulin është një dëm i madh për shtetin dhe interesat e qytetarëve,”- tha Stefanoviç. Ndërkaq deputeti nga lista pro-evropiane “Ne mundemi së bashku”, Nebojsha Zelenkoviç, tha se “rrethi po ngushtohet”. Ish-anëtari i Partisë Progresiste Serbe – që është në pushtet – Dragan Shormaz, tha se sanksionimi i Vulinit “është vetëm fillimi”, pasi sipas tij, në listën e sanksioneve do të futen edhe “bashkëpunëtorë të tjerë të ngushtë” të presidentit Vuçiç. Ligji për BIA-n thotë se drejtori i kësaj agjencie zgjidhet dhe mund të shkarkohet nga Qeveria, por kushtet që drejtori duhet të plotësojë nuk specifikohen në legjislacion. Sipas ligjit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ofron opinionin e tij Qeverisë lidhur me propozimin për emërimin apo shkarkimin e drejtorëve të agjencive të sigurisë. Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, veç të tjerëve, anëtar janë edhe presidenti i Serbisë, kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm./REL
Sondazh
Joe Biden nuk i ndahet 'gafave'/ Pak para samitit në Vilnius, presidenti mban 'shënim' temat që do diskutohen për mos t'i harruar
Joe Biden dhe Rishi Sunak Presidenti Joe Biden tërheq vëmendjen kudo që shkon dhe gjendet, për shkak të gabimeve të tij me a...
Rusia vendos veto për zgjatjen e marrëveshjes për dërgimin e ndihmës në Siri
Foto ilustruese Rusia ka bllokuar zgjatjen për nëntë muaj për përdorimin e një rruge kyçe të ndihmës pë...
Zelenskyy FJALIM para qytetarëve në Vilnius: Ukraina do ta bëjë NATO-n më të fortë
Volodymyr Zelenskyy LITUANI- Teksa mbahet samiti i NATO-s, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka mbajtur një fjalim para një grupi ...
STUDIMI: 94% e shteteve konsumojnë ushqim me shumë kalori
Fast FOOD Obeziteti ka qenë një problem në rritje në mbarë botën që nga vitet 1980, por zyrtarisht u njoh si një ep...
Ish-ministri serb i Mbrojtjes shpallet non-grata/ Reagon amasada në Beograd: SHBA mbështet qytetarët serbë që luftojnë korrupsionin
Christopher Hill dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reagua...
'Në fillim të plotësohen kushtet'/ Stoltenberg: NATO do ta ftojë Ukrainën kur aleatët të bien dakord
Jens Stoltenberg LITUANI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se aleanca do të dwrgojw një ftesë p&...
Samiti në Vilnius/ Shefi i NATO-s: Duam të kemi 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë
Jens Stoltenberg Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca ushtarake dëshiron të ketë 300,000 tru...
SHBA do të dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë, Koreja e Veriut: Akt kriminal! Duhet të ndalohet
Koreja e Veriut KOREJA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui e konsideron një akt kriminal vendimin e SHBA-s&e...
Petkoviç: Derisa Vuçiç të jetë në krye të Serbisë, Kurti nuk mund t’i dëbojë serbët nga Kosova
Petar Petkoviç Serbi- Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, tha derisa presidenti Ale...
Katër banka bien pre e sulmit kibernetik në Gjermani, rrjedhin të dhënat konfidenciale të klientëve
Hacker Katër banka të mëdha evropiane, Deutsche Bank, ING Bank, Postbank dhe Comdirect kanë raportuar rrjedhje të të dhë...
