Bota

Katër banka bien pre e sulmit kibernetik në Gjermani, rrjedhin të dhënat konfidenciale të klientëve

Emri, mbiemri dhe IBAN (numri ndërkombëtar i llogarisë bankare) të klientëve u vodhën, informacion i mjaftueshëm për një kriminel që të bëjë debitime direkte të paautorizuara nga një llogari.

11 Korrik 2023, 17:06 Nga a.l
Katër banka bien pre e sulmit kibernetik në Gjermani, rrjedhin të
Hacker

Katër banka të mëdha evropiane, Deutsche Bank, ING Bank, Postbank dhe Comdirect kanë raportuar rrjedhje të të dhënave të klientëve si pasojë e një sulmi kibernetik. 

Njoftimi i klientit thoshte se sulmuesit kishin shfrytëzuar softuerin e një ofruesi të shërbimit.  Emri, mbiemri dhe IBAN (numri ndërkombëtar i llogarisë bankare) të klientëve u vodhën, informacion i mjaftueshëm për një kriminel që të bëjë debitime direkte të paautorizuara nga një llogari. Megjithatë, një zëdhënës i Deutsche u tha mediave se kriminelët nuk mund të hynin drejtpërdrejt në llogaritë.

Vetëm klientët që kanë përdorur shërbimin e ndërrimit të llogarive të Deutsche ose Postbank në 2016 deri në 2018 dhe 2020, thuhet se janë prekur nga rrjedhja, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas mediave gjermane, zëdhënësi i Deutsche Bank tha se rrjedhja e të dhënave nuk kishte të bënte me lëvizjen e të dhënave të klientëve të Postbank në platformën e përbashkët IT. 

hakerat

Sondazh

Poll