Bota

Ish-ministri serb i Mbrojtjes shpallet non-grata/ Reagon amasada në Beograd: SHBA mbështet qytetarët serbë që luftojnë korrupsionin

Në reagim thuhet se SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.

11 Korrik 2023, 17:54 Nga a.l
Ish-ministri serb i Mbrojtjes shpallet non-grata/ Reagon amasada në
Christopher Hill dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd ka reaguar pasi Thesari Amerikan sanksionoi shefin e inteligjencës serbe dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Aleksander Vulin.  Ambasada e SHBA thotë se një vendim i tillë s’ka për qëllim institucionet e Serbisë.

Në reagim thuhet se SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.

“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, përfundon reagimi. 

Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

aleksander vulin

Sondazh

Poll