Bota

SHBA do të dërgojë municione thërrmuese në Ukrainë, Koreja e Veriut: Akt kriminal! Duhet të ndalohet

Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. 

11 Korrik 2023, 17:14 Nga a.l
SHBA do të dërgojë municione thërrmuese në
Koreja e Veriut

KOREJA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui e konsideron një akt kriminal vendimin e SHBA-së për të ofruar municione thërrmuese në Kiev, shkruan Sky News. 

“Unë dënoj fuqishëm vendimin e SHBA për të ofruar armë të shkatërrimit në masë për Ukrainën si një akt të rrezikshëm kriminal, pasi ajo përpiqet të shtyjë botën në fatkeqësi të re, dhe me forcë kërkoj që ajo të tërhiqet menjëherë. Fakti që Joe Biden kishte pranuar se ishte një vendim i vështirë tregoi se ai ishte i vetëdijshëm për pasojat katastrofike të përdorimit të municioneve thërrmuese”, u shpreh ministrja.

Koreja e Veriut ka krijuar lidhje më të ngushta me Kremlinin dhe ka mbështetur Moskën pasi pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar. 

shba choe son hui

Sondazh

Poll