Bota

Petkoviç: Derisa Vuçiç të jetë në krye të Serbisë, Kurti nuk mund t’i dëbojë serbët nga Kosova

Në një deklaratë, Petkoviç theksoi se me këtë qëllim, Kurti po sulmon popullin serb në veri të Kosovës.

11 Korrik 2023, 17:12 Nga l.A
Petkoviç: Derisa Vuçiç të jetë në krye
Petar Petkoviç

Serbi- Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, tha derisa presidenti Aleksandar Vuçiç të jetë në krye të Serbisë, Albin Kurti nuk do të mund t'i dëbojë serbët nga veriu i Kosovës. Në një deklaratë, Petkoviç theksoi se me këtë qëllim, Kurti po sulmon popullin serb në veri të Kosovës.

"Albin Kurti është një turp për vetë konceptin e demokracisë, sepse “demokracia” e tij pasqyrohet në rrahjen e fëmijëve të pafajshëm serbë, në të shtënat në shpinë të Dragisha Galjkos, Miljan Deleviçit, Milan Jovanoviçit, vëllezërve Stefan dhe Millosh Stojanoviçit”, tha Petkoviç.

petar petkoviç aleksandar vuçiç albin kurti

Sondazh

Poll