Bota

SONDAZHI: Shumica e qytetarëve gjermanë janë të pakënaqur me punën e qeverisë

Sondazhi tregon se një shumicë dërrmuese prej 77% e 1000 pjesëmarrësve shprehën pakënaqësinë e tyre me punën e qeverisë.

11 Korrik 2023, 17:01 Nga a.l
SONDAZHI: Shumica e qytetarëve gjermanë janë të
Gjermani

GJERMANI- Sipas një sondazhi të kryer nga televizioni gjerman RTL më 6-7 korrik, një numër në rritje i qytetarëve gjermanë janë të pakënaqur me qeverinë e koalicionit që përbëhet nga Partia Partia Social Demokrate (SPD), të Gjelbërit dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP). 

Sondazhi tregon se një shumicë dërrmuese prej 77% e 1000 pjesëmarrësve shprehën pakënaqësinë e tyre me punën e qeverisë, shkruajnë mediat e huaja. Rezultatet tregojnë një rritje të mosmiratimit publik, pasi studimi i mëparshëm i kryer në shkurt regjistroi një shkallë pakënaqësie prej 64%. 

gjermani

Sondazh

Poll