Politike

Lala: Të premten u kërkua autorizim për arrestimin e Ahmetajt, para ka përfituar ai dhe ish-bashkëshortja e tij

Lala, thotë se sipas Prokurorisë, Ahmetaj nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë tek inceneratorët, por ka bërë të mundur që procedurat në kundërshtim me ligjin të përfundoheshin në favor të Zotos dhe Mërtirit.

10 Korrik 2023, 22:31 Nga I.A
Lala: Të premten u kërkua autorizim për arrestimin e Ahmetajt,
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se arrestimi i Arben Ahmetajt është kërkuar që ditën e premte nga SPAK.  E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala ka treguar me detaje disa të dhëna nga dosja hetimore e Arben Ahmetajt. Lala, thotë se sipas Prokurorisë, Ahmetaj nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë tek inceneratorët, por ka bërë të mundur që procedurat në kundërshtim me ligjin të përfundoheshin në favor të Zotos dhe Mërtirit.

Klodiana Lala: SPAK i është drejtuar ditën e premte Kuvendit me kërkesë për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ahmetajt që në datën 7 Korrik. Ja, u tradhtua ditën e sotme një burim dhe na sinjalizoi kështu si padashje. Ditën e premte është kërkuar autorizim për arrestimin e Ahmetajt, si dhe kontroll personal dhe kontroll banese. Ditën e sotme jemi sinjalizuar ne gazetarët. Në rastin e korrupsionit pasiv, Ahmetaj bashkë me ish-bashkëshorten e tij kanë bërë shitjen e pasurive në mënyrë fiktive, 2 apartamente në Selitë dhe 2 të tjera dhe kanë përfituar nga bosët e inceneratorëve shumën 491 mijë Eurosh, pagesat janë kryer nga bosët e inceneratorëve. Sipas SPAK, këto pasuri janë shitur në mënyrë fiktive në emra të personave të dytë dhe të tretë. SPAK thotë se Ahmetaj ka përfituar pagesa të ndryshme përmes shitjes së pronave të patundshme. Në vitin 2022 është ndarë më vete një procedim për Ahmetajn. SPAK ka regjistuar fillimisht akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ahmetaj ka rezultuar që nuk ka pasur rol tek inceneratorët. SPAK thotë se nuk është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, por ka ngritur një sërë faktesh që ai ka bërë të mundur sigurimin që këto procedura të përfundoheshin me sukses në favor të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Lala thotë se sipas avokatit të Ahmetajt, se ai ndodhet në Shqipëri dhe nuk është larguar.

“Avokati i tij, ka deklaruar që Ahmetaj është në Shqipëri, por zyrtarisht nuk ka, arritur që ta konfirmoj”, shprehet Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll