Politike

Artan Hoxha nxjerr foton: Arben Ahmetaj të premten ka kaluar kufirin në Kakavijë

Hoxha ka deklaruar se fotoja është bërë ditën e premte dhe ish-zëvendëskryeministri ka udhëtuar drejt Greqisë. 

10 Korrik 2023, 22:56 Nga I.A
Artan Hoxha nxjerr foton: Arben Ahmetaj të premten ka kaluar kufirin
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto të Arben Ahmetaj i cili ndodhet në pikën kufitare të Kakavijës. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Hoxha ka deklaruar se fotoja është bërë ditën e premte dhe ish-zëvendëskryeministri ka udhëtuar drejt Greqisë. 

"Ditën e premte, kjo është dogana e Kakavijës dhe ditën e premte, Ahmetaj ka kaluar në Greqi, kjo duhet të jetë diku rreth orës 14:00 në mesditë. Ka qenë vetëm në makinë. Ai nuk ka qenë i ndaluar të lëvizë. Ajo që bën çudi se hetimi ka nisur që vjet në Nëntor, gjatë kësaj kohe, Ahmetaj ka lëvizuar dhe nuk i është shmangur hetimit. Në momentin kur ka dalë lajmi, nuk ka qenë në territorin e Shqipërisë, mund të vijë sepse i lirë është, por aty është duke vulosur pasaportën në Kakavijë," tha Hoxha.

Artan Hoxha nxjerr foton: Arben Ahmetaj të premten ka kaluar kufirin

Arben Ahmetaj

artan hoxha

Sondazh

Poll