Politike

Lala: Në hetimet e prokurorisë del lidhja e Ahmetajt me Edmond Begon

Lala theksoi se për herë të parë del një lidhje e Arben Ahmetajt me Edmond Begon, ndërsa shprehet se është një vile në Palasë që biznesmeni ia ka kaluar ish-ministrit.

10 Korrik 2023, 22:24 Nga I.A
Lala: Në hetimet e prokurorisë del lidhja e Ahmetajt me Edmond Begon
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala dha të tjera detaje lidhur me hetimin ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. E ftuar nw emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Lala theksoi se për herë të parë del një lidhje e Arben Ahmetajt me Edmond Begon, ndërsa shprehet se është një vile në Palasë që biznesmeni ia ka kaluar ish-ministrit.

“Për herë të parë del lidhja e Ahmetajt me biznesmenin Edmond Bego. Aktualisht ai operon në fushën e ndërtimit. SPAK nuk e sqaron lidhjen e Ahmetajt me Begon. Më herët PD ka patur një kallëzim që lidhet me privatizimin e një trualli nga zoti Bego, por SPAK thotë se zoti Bego përmes personave të dytë ka kaluar në pronësi të ish-bashkëshortes së zotit Ahmetaj një vilë në Palasë që është në emër të një zonje me inicialet E.D, por prokuroria thotë që kemi siguruar prova që është pasuri e zotëruar nga ish-bashkëshortët, A.M dhe zoti Ahmetaj”, tha Lala.

klodiana lala arben ahmetaj edmond bego

Sondazh

Poll