Art&Argëtim

“E bukura ime thirri vdekjen”, vajza e Sadije Agollit fjalë prekëse për të ndjerën: U bashkua me atin tim

2 Mars 2019, 21:39 Nga DOSJA
“E bukura ime thirri vdekjen”, vajza e Sadije Agollit fjalë

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona i ka dedikuar një status nënës së saj, Sadije Agollit e cila u nda nga jeta më datë 26 shkurt. Ndër rreshta Elona shkruan me fjalë prekëse se shpirti i nënës së saj është bashkuar me atë të babai dhe tashmë po çmallen.

“Më datë 19 shkurt, e bukura nëna ime thirri vdekjen. U rrëzua e vendosur për të bërë paktin me të, që shpirti i saj të puqej menjëherë me atë të atit tim. Ajo, mizorja vdekje donte te mendohej per pak kohe dhe e mbajti ne pragun e saj pergjate 7 diteve, duke dashur të përmbushte deshirën e të bukurës nënës sime. Më dt 26 në mesditë, e lehtë dhe e bukur si pulebardhe, nena ime u end lart , ne kerkim e perbashkim me atin tim.

Ata tanimë jane bashkë, pasi shpirtrat e tyre, njëri në ameshim e tjetra në jetë, përgjatë dy viteve, përcillnin kumte mes tyre, ditë natë e natë ditë. E bukura nëna ime flinte pak, përpëlitej e sfilitej në mëdyshje, jetonte e nuk jetonte, bëzante e nuk bëzante. Ajo lotonte por nuk qante, ajo buzëqeshte por nuk qeshte. Pas ikjes se shpirtit më të bukur për të cilin ajo ishte marrosur në të gjitha moshët e saj, edhe vetë shpirti i saj ndjehej tërë kohes në vrap, ne ndjekje, ne pergjim te shpirtit te humbur. Jeta e saj u be makth, jerm, magji, fluturim. Tanimëë vrapi pushoi, ndjekja u sos. Ajo eshte e qete, e bekuara nena ime tanime po çmallet. Shpirtrat po çmallen– shkruan bija e dy të ndjerëve.

Ndërkohë bashkëshortja e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, Elena i ka dërguar një letër Elonës, vajzës së Dritëro e Sadije Agollit, të dy tashmë të ndarë nga jeta. Elena i shkruan Elonës, për miqësinë që kishte me Sadijen, e cila sipas saj ishte një vajzë, grua dhe nënë e mrekullueshme.(Lexo këtu)

Sadije Agolli u nda nga jeta më 26 shkurt në moshën 76-vjeçare pas një hemoragjie cerebrale. Ajo vdiq dy vite pasi shkrimari i madh Dritëro Agolli ndërroi jetë. Autori i dhjetëra veprave vdiq më 3 shkurt të vitit 2017 në moshën 85-vjeçare.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dritero agolli elena kadare elona agolli ismail kadare sadije agolli dritero agolli elena kadare elona agolli ismail kadare sadije agolli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Mars 2019, 06:21

Shenjat më me fat sot. Horoskopi 2 mars 2019

DASHITë lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore ...