Art&Argëtim

Me lot në sy, Jordyn e pranoi tradhëtinë, Khloe: Ti më shkatërrove familjen

1 Mars 2019, 18:52 Nga DOSJA
Me lot në sy, Jordyn e pranoi tradhëtinë, Khloe: Ti më

Jordyn Woods flet për herë të parë publikisht për skandalin e flirtimit me Tristan Thompson dhe pranoi se ai e puthi në buzë. 21-vjeçarja u shfaq në një intrevistë me Jade Smith, ku tregoi anën e saj të historisë për lidhjen me ish-partnerin e Khloe Kardashian.

Ajo pranoi se shkoi në një festë në shtëpinë e basketbollistit: “Ai më puthi mua… asnjë pasion, nuk u shty nga asgjë, thjesht më puthi. Nuk ishte një puthje me gjuhë”,- pranoi Jordyn.

Ajo tregoi simpatinë e saj për Khloe-n dhe për mënyrën sesi ajo ka përballuar marrëdhënien me Tristan. Por Jordyn siguroi se nuk ishte ajo arsyeja që çifti u nda.

Nuk jam një shkatërruese familjesh. Nuk do të lëndoja kurrë familjen e dikujt, sidomos të dikujt që e dua dhe që ka një vajzë të bukur. Nuk do të përpiqesha kurrë të merrja mashkullin e dikujt, nuk do të doja të isha në situtën e tjetrës. Thjesht lëndova kaq shumë njerëz duke mos u thënë të vërtetën. Nuk jam unë arsyeja që Khloe dhe Tristan nuk janë bashkë, tani e di që kjo situatë mund ta ketë bërë më të vështirë për të që të jetë me Tristan, por s’jam unë arsyeja”, -tha Jordyn.

Nga ana tjetër Khloe bëri një postim duke e quajtur atë gënjeshtare:

“Pse gënjen Jordyn? Nëse do të përpiqesh që ta shpëtosh veten publikisht, në vend që të më marrësh privatisht për të kërkuar falje, të paktën ji e sinqertë për historinë tënde. Ti je arsyeja pse familja ime u përça”.

Ajo më tej sqaroi edhe arsyen pse nuk ka reaguar publikisht për Tristan, duke e justifikuar se është babai i vajzës së saj dhe se ai ka folur privatisht me Khloe-n.

Burimi: Hollywood Life

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jordyn woods khloe kardashian kylie jenner tradhetia e tristian jordyn woods khloe kardashian kylie jenner tradhetia e tristian

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Mars 2019, 17:38

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju: Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuajaTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po nd...