Art&Argëtim

Shenjat më me fat sot. Horoskopi 2 mars 2019

2 Mars 2019, 06:21 Nga DOSJA
Shenjat më me fat sot. Horoskopi 2 mars 2019

DASHI

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore do të ndiheni mjaft mirë. E vetmja gjë që do t’ju shqetësojë gjatë ditës së sotme do të jetë humori jo i mirë i një prej të afërmve tuaj.

DEMI

Demët rekomandohen ta kalojnë ditën jashtë. Vizitoni të afërmit dhe miqtë tuaj të ngushtë. Mund të shëtisni ose të merrni pjesë në një event të organizuar pranë lagjes suaj. Gjithashtu, kjo ditë është e përshtatshme për të bërë disa blerje të rëndësishme.

BINJAKËT

Binjakët rrezikojnë ta kalojnë këtë ditë duke u përfshirë në disa çështje pa rezultat. Ka gjasa të shpenzoni shumë kohë duke u marrë me biseda boshe. Rekomandohet të lexoni një libër ose të shpenzoni kohë me fëmijët tuaj, për shmangur një ditë monotone.

GAFORRJA

Gaforret nuk rekomandohet të ndërmarrin udhëtime të lodhshme. Rrezikoni që gjendja juaj e përgjithshme emocionale t’ju shkaktojë panik. Rekomandohet të qëndroni pranë familjes, pasi do të ndiheni shumë më mirë. Shmangni eksperimentet në kulinari.

LUANI

Disa Luanë do të dëshirojnë të ndryshojnë. Megjithatë rekomandohet të bëni shumë kujdes. Ka gjasa se për shkak të veprimeve të nxituara, do të shpenzoni shumë para ose mund të përjetoni probleme shëndetësore.

VIRGJËRESHA

Të lindurit e kësaj shenje do të kenë nevojë të përqendrohen tek disa probleme shëndetësore. Analizoni bisedat e mëparshme me persona që ju i konsideroni aleatë. Mos i besoni personave jo shumë të afërt dhe mos bëni shpenzime të panevojshme në jetën tuaj.

PESHORJA

Do të flisni më tepër me partnerin tuaj, duke i treguar çdo gjë. Nëse nuk jeni çift, do të takoni miqtë më të mirë që keni. Në aspektin financiar nuk mund të kryeni shpenzime.

AKREPI

Sot duhet të tregoheni bujar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, nuk do të keni dëshirë të takoni njeri. Ju nuk duhet të bëni shpenzime financiare, për të pasur disa të ardhura.

SHIGJETARI

Duhet të tregoheni tolerant me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, pranoni ftesat që do t’ju vijnë nga shoqëria që keni. Në aspektin financiar do t’ju vijnë disa të ardhura.

BRICJAPI

Sot do të keni ide të qarta që kanë të bëjnë me partnerin. Ju do të hidhni hapat e duhura në aspektin afektiv. Në aspektin financiar, ju nuk duhet të kryeni më shumë shpenzime.

UJORI

Duhet të zgjidhni fjalët e duhura, për të biseduar me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të keni njohje të reja. Të ardhurat financiare, keni mësuar si t’i shpenzoni.

PESHQIT

Nuk do të keni një komunikim të mirë me partnerin tuaj. Në aspektin financiar do të keni të ardhura. Ju do t’i organizoni siç duhet paratë që keni, prandaj shpenzoni.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

horoskopi horoskopi bricjapi gaforrja horoskopi 2 mars 2019 peshorja shenjat me me fat bricjapi gaforrja horoskopi 2 mars 2019 peshorja shenjat me me fat

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Mars 2019, 17:38

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju: Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuajaTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po nd...