Art&Argëtim

“Universitet komunist”, pedagogët e Arteve shpërthejnë kundër drejtorit kosovar: Notë proteste qeverisë së Kosovës

2 Mars 2019, 06:58 Nga DOSJA
“Universitet komunist”, pedagogët e Arteve

TIRANË- Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi, ditët e fundit ka bërë një deklaratë, e cila ka ngjallur debate në rrethin e artistëve në Shqipëri.

Kajtazi në një deklaratë të tijën u shpreh se Universiteti i Arteve në Shqipëri ka ende mendësi komuniste. Po ashtu ai hidhte dyshime se si merreshin diplomat në këtë universitet, që sipas është “Universitet i një vendi fqinj krijuar në komunizëm”.

Kjo nuk është pranuar nga pedagogët e Universitetit të Arteve të cilat kanë reaguar menjëherë, duke kërkuar dhe një notë proteste ndaj qeverisë së Kosovës. Ka qenë aktorja dhe pedagogia, Ema Andrea, ajo që ka reaguar e para ku ka ftuar dhe kolegët e saj të bashkohen me të. Andrea i ka kërkuar dhe ministres së Arsimit, Besa Shahinit dhe ministrit për punët e Jashtme, Gent Cakaj, që të reagojnë kundër Kajtazit i cili përfaqëson një institucion në Kosovë, edhe pse ka thënë mendimin e tij personal.

Kjo deklaratë e aktores është mbështetur dhe nga Genc Fuga, i cili teksa komenton në statusin e Anreas kërkon që të gjithë aktorët dhe pedagogët të bëhen bashkë dhe t’i dërgojnë një notë proteste qeverisë së Kosovës.

Më poshte gjeni reagimet e plota të aktorëve dhe pedagogëve

EMA ANDREA: Ne kuadrin e marreveshjes(ve)per bashkepunime kulturore e projekte te perbashketa et etj midis Shqiperise e Kosoves,me poshte nje Drejtues enti shteteror, deklaron se dyshon mbi menyren si merren diplomat ne “Nje Universitet te nje vendi fqinj krijuar ne komunizem etj etj”qe eshte Universiteti i Arteve ne Tirane. Nuk kam nder mend te replikoj mbi konceptin e ketij drejtuesi per artin,e as kam nder mend ti tregoj qe nga auditoret e atij Universiteti ka nisur levizja studentore per rrezimin e diktatures,skam nder mend te flas per artistet qe kane dale nga dyert e ketij Universiteti,e integritetin e kolegeve mentore pasi nuk ndaj te njejtin nivel me padijen e Zotnise.

Zonja Besa Shahini, zv Ministria e Kultures dhe Ministri i Jashtem jo vetem si mbajtes te merituar te posteve drejtuese ne Shqiperi por edhe si njohes me te mire te mentalitetit te bashkevendasit Tuaj,jam sigurte qe ju do te reagoni ndaj kesaj deklarate te papergjegjshme te shprehur si ‘mendim personal” kundrejt UA,i vetmi institucion edukimi artistik ne nivelin Universitar ne Shqiperi.Per te justifikuar vendimet personale,askush nuk ka te drejte te fyeje dedikimin,profesionalizmin e integritetin e kolegeve te Universitetit te Arteve ne Tirane! Gjergj Prevazi Kozeta Bakiu Genci Fuga Rovena Lule tag koleget kush eshte dakort!

GENC FUGA: Mendoj që organet më të larta drejtuese të UA, duhet të dërgojnë një notë proteste në ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë! Ne të gjithë, si staf pedagogjik, kemi obligimin të nxisim këtë notë proteste! Ky qëndrim përshkallëzohet në momentin kur Ministri i Arsimit, Ministri i Jashtëm dhe zv/Ministri i Kulturës nuk mbështesin këtë qëndrim të stafit pedagogjik të UA! KY QENDRIM ËSHTË OBLIGIM NDAJ UA – DHE NUK KA LIDHJE FARE me origjinën e personave përkatës! Përsa kohë ju është besuar një detyrë dhe janë Betuar mbi KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!!!!

Nuk kam ndjenja krahinore MEDIOKRE, dhe nuk pres “mirënjohje”! Pres vetëm RESPEKT RECIPROK!!!

Sa i takon shkollave të ngritura në kohë të komunizmit: jam plotësisht dakord… Kërkojmë “falje” meqë jemi vetëm 106 vjetë Pavarësi, dhe vetëm në 1958 u arrit të hapej Universiteti i parë në Shqipëri (se vetëm në 1948, filluam Luftën kundër ANALFABETIZMIT)

P.S. Falje kërkoj vetëm në rrafshin e viteve të ekzistencës, pra eksperiencës, ndaj institucioneve të ngritur vite e shekuj më parë!

Kisha edhe shumë të tjera, POR po përmbahem… Se është orë e vonë

GJERGJ PREVAZI: Une mendoj se duhet patjeter nje reagim institucional karshi nje drejtuesi institucioni, i emeruar direkt nga Ministria e Kultures se Republikes se Kosoves.

Reagimet personale mbeten jo zyrtare…

Sigurisht duhet te reagoje se pari Universiteti i Arteve, e mandej ka obligim edhe Ministria e Arsimit dhe ajo e puneve te Jashtme. Pajtohem plotesisht me ty Ema dhe ty Genc.

Mendoj dhe besoj se per keto deklarata duhet te jape shpjegim edhe Ministria e Kultures se Republikes se Kosove, nga varet direkt ky drejtues qe per aresye personale apo ku dihet se per cfare, jep deklarata te tilla ne kundeshtim me ate politike e qasje qe propogandojne te dy qeverite tona per marredhenie vellazerore Shqiperi-Kosove….

ROVENA LULE: Çështje inferioriteti!!!

(A.B. Dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture deklarata e drejtorit te bkk ema andrea genci fuga note proteste qeverise se kosoves universiteti i arteve deklarata e drejtorit te bkk ema andrea genci fuga note proteste qeverise se kosoves universiteti i arteve

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Mars 2019, 06:21

Shenjat më me fat sot. Horoskopi 2 mars 2019

DASHITë lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore ...

Art&Argëtim 1 Mars 2019, 17:38

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju: Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuajaTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po nd...