Aktualitet

Vendet me peizazhet më të bukura në Evropë që duhen vizituar, 'Bild' fut në listë edhe Kalanë e Petrelës: Ofron një pamje të mrrekullueshme

Në mesin e listës, 'Bild' nuk ka harruar të shtojë edhe Kalanë e Petrelës për të cilën shkruan se ofron një pamje të mrekullueshme, me theks restorantin në kështjellën shkëmbore mesjetare.

10 Korrik 2023, 18:03 Nga a.l
Vendet me peizazhet më të bukura në Evropë që duhen
Kalaja e Petreles

Gazeta gjermane 'Bild' ka propozuar një listë me vendet në Evropë që ofrojnë peizazhet më të bukura për turistët dhe adhuruesit e natyrës. Në mesin e listës, 'Bild' nuk ka harruar të shtojë edhe Kalanë e Petrelës për të cilën shkruan se ofron një pamje të mrekullueshme, me theks restorantin në kështjellën shkëmbore mesjetare.

SHKRIMI NGA BILD 

Ndërtesa shekullore, peizazhe të larmishme, pafundësi me pyje, por edhe bollëk supermetropolesh, pasi Evropa ka shumë për të ofruar dhe është destinacioni më i popullarizuar i udhëtimit për njerëzit nga e gjithë bota, shkruan gazeta më e shitur gjermane ”Bild”.

Për të gjithë ata që po planifikojnë pushimet e tyre, ne këshillojmë ekskursione, shëtitje dhe plazhe si në parajsë.

Dhe, prej andej, ju mund të shihni anën më të bukur të Evropës.

Kalaja e Petrelës, rreth 15 kilometra në jug të Tiranës në Shqipëri, ofron një pamje të mrekullueshme. Atje ka edhe një restorant në një kështjellë shkëmbore mesjetare. Ka plot njerëz në verë, shtuar këtu tregjet dhe festivalet. 

kalaja e petreles

Sondazh

Poll