Aktualitet

Lista e plotë e degëve prioritare në Universitete: Studentët 40 mijë lekë bursë, pa kriter mesatareje

Mësohet se të gjithë studentët që do të zgjedhin një nga degët që janë vendosur si prioritet nga qeveria do të përfitojnë bursë me vlerë 40 mijë lekë. 

10 Korrik 2023, 17:24 Nga I.A
Lista e plotë e degëve prioritare në Universitete: Studentët
Universiteti i Tiranes

TIRANË- Lista e degëve prioritare për këtë vit akademik është publikuar ditën e sotme. Mësohet se të gjithë studentët që do të zgjedhin një nga degët që janë vendosur si prioritet nga qeveria do të përfitojnë bursë me vlerë 40 mijë lekë. 

Të gjithë studentët që do të zgjedhin një nga degët prioritare do të përfitojnë 40 mijë lekë bursë, por gjithashtu janë të detyruar që të punojnë për 3 vite në Shqipëri. Disa nga degët që janë prioritare janë arsimi parashkollor dhe ai fillor. Gjithashtu janë dhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, si edhe zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale.

studimet universitetet

Sondazh

Poll