Tre të mbytur në plazh/ Skënder Brataj: Ambulanca nuk është vonuar, të gjitha thirrjet në urgjencë rregjistrohen
Skender Brataj TIRANE- Kreu i Urgjencës, Skërnder Brataj, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë një ditë më par&e...
53-vjeçari me iniciale K. I. nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndërprerë muzikën, e cila përbënte shqetësim për qytetarët.
SARANDË- Një 53-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme nga policia pasi refuzoi që të mbyllte muzikën në lokalin e tij pas fashës së orarit të ndaluar. 53-vjeçari me iniciale K. I. nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndërprerë muzikën, e cila përbënte shqetësim për qytetarët. Ndërkohë që pajisjet që shërbenin për muzikën janë sekuestruar si provë materiale.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun, për parandalimin e ndotjes akustike. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndërprerë muzikën e vënë pas orarit të lejuar, në lokalin e tij, procedohet penalisht 53-vjeçari. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin e rasteve të prishjes së qetësisë publike, nga subjektet që vënë muzikë të lartë pas orarit të lejuar, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për raste të tilla, kanë ushtruar kontrolle në disa subjekte që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët. Gjatë kontrolleve, në një lokal në Sarandë, është konstatuar muzikë e lartë pas orarit të lejuar dhe administratori i këtij lokali, shtetasi K. I., 53 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndërprerë muzikën që përbënte shqetësim për qytetarët.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procdimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 53 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Pajisjet që gjeneronin muzikën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve apo hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat e parashikuara për ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.
Skender Brataj TIRANE- Kreu i Urgjencës, Skërnder Brataj, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë një ditë më par&e...
Prokuroria Tirane TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për guroren e Rrajave në fshatin Borizanë, pasi fisi Maja dhe...
policia ve ne pranga autorin POGRADEC- Policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje kriminale. Falë informacionit të marrë në ...
Foto nga aksioni GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transpo...
Foto ilustruese “Fillimisht babai e më pas edhe vëllai i madh kanë hyrë për të shpëtuar djalin e vogël por n&...
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve të një pjesëmarrësi që po teston njohurit&eu...
atentati ne Fushe-Kruje TIRANE- Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore për atentatin e ndodhur në Fushë Krujë më 4 korrik, ku mb...
Policia TIRANË-Policia e Shtetit ka dalë me një sqarim zyrtar në lidhje me hapat që janë ndërmarrë pas sherrit q&eu...
babai dhe dy djemte humben jeten ne det Ndonëse dje ndodhi tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës ku humbi jetën babai me dy djemt...
lenda narkotike e sekuestruar dhe arma TROPOJË- Në sajë të operacionit të koduar “Xhirot”, policia Tropojë ka ar...