Aktualitet

Megaoperacioni Imazhi në Lezhë, sekuestrohen 1779 bimë kanabisi

Nga këto, 940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj, 430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit, 300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq.

10 Korrik 2023, 16:20 Nga I.A
Megaoperacioni Imazhi në Lezhë, sekuestrohen 1779 bimë
Policia

LEZHË- Një megaoperacion anti kanabis është kryer në Lezhë. Mësohet se janë sekuestruar 1779 rrënjë kanabisim të cilat janë shkatërruar. Nga këto, 940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj, 430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit, 300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:  -430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet; -300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht; -940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.

imazhi

Sondazh

Poll